Ç’është jeta ?

 


E pyeti nipi gjyshin e tij:

- Gjysh, më thuaj ç’është jeta?
Gjyshi u përgjigj:
- Jeta është koha në mes ezanit dhe namazit.
Mirëpo, fëmijën përgjigjja e gjyshit nuk e kënaqi dhe pyeti:
- Si kjo? Por, jeta nuk është kaq e shkurtër?!
Në këtë gjyshi tha:
- Po, po, nipi im. Vërtet jeta është e shkurtër. Ekziston ezani pa namaz, por gjithashtu ekziston namazi pa ezan, ndërsa jeta zhvillohet mu në mes këtyre dyjave.
- Nuk kuptoj ... Më thuaj gjysh, çka nënkupton me këtë?
- A të kujtohet kur javën e kaluar vëllait tënd të porsalindur Aliut ia kënduam ezanin në vesh? Ja, ky është ezani pa namaz.
- Këtë e di.
I tha i hutuar nipi gjyshit.
– Por, më thuaj cili është namazi pa ezan?
- E këtë do ta kuptosh kur të vdes gjyshi.
Iu përgjigj gjyshi.



Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Atmosferë Barjami në Prishtinë - Intervistë me qytetarët