Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e radhës

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të saj, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava.

Në këtë mbledhje të Kryesisë u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës. Veç të tjerash u diskutua edhe për përgatitjen për të mirëpritur muajin Ramazan, i cili do të fillojë që nga 23 marsi.

Kryeimami i Kosovës, Vedat ef. Sahiti, shpalosi para anëtarëve të Kryesisë disa prej aktiviteteve për muajin Ramazan, duke përfshirë aktivitete për të gjitha grupmoshat, si dhe përgatitjet speciale mediatike.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe për organizimin e Haxhit për këtë vit kalendarik, si dhe u shqyrtuan lëndë të tjera në bazë të kompetencave të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Atmosferë Barjami në Prishtinë - Intervistë me qytetarët