Ndërroi jetë ish-sekretari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Jashar ef. Jashari.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”


Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë se sot, më 23 mars 2023, ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare ish-sekretari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Jashar ef. Jashari.

Varrimi i rahmetliut do të bëhet nesër, ditë e premte, më 24 mars 2023, pas namazit të ikindisë, në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Lusim Zotin e Madhëruar që rahmetliun ta ketë mëshiruar dhe ta gradojë me Xhenet!

Me këtë rast, Myftiu Tërnava, shpreh ngushëllime për familjen e haxhi Jashar ef. Jasharit, bashkëpunëtorët dhe kolegët të cilët punuan me të.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Mbahen garat republikane të njohurive fetare (VIDEO)