Kryeimami i Kosovës qëndroi në Medvegjë


Një delegacion i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, i udhëhequr nga kryeimami i Kosovës, Vedat ef. Sahiti ka qëndruar të dielën në Medvegjë, me ç’rast vizituan banorët e saj dhe fshatrave përreth për t’u informuar për mbarëvajtjen e jetës fetare në këtë pjesë dhe në veçanti gjatë muajit Ramazan.

Kryeimami së bashku me dekanin e Fakultetit të Studimeve, Islam Hasanin, drejtorin për Veprimtari Botuese, Ramadan Shkodra dhe imamë nga Prishtina vizituan fillimisht xhaminë e fshatit Topallë, xhami kjo e cila u vlerësua në Riad për arkitekturën islame.

Kryeimami Sahiti mori pjesë më pas në iftarin tashmë tradicional që shtrohet në Medvegjë me banorët e kësaj pjese. Po në xhaminë e fshatit të Sjarinës, kryeimami Sahiti mbajti një ligjëratë për Natën e Kadrit dhe begatitë që sjellë kjo natë.

Vizitat e tilla nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, u çmua dhe u vlerësua edhe nga imami i xhamisë së fshatit Sjarinë dhe besimtarët atje.

Organizatorët shprehen të lumtur për organizimin e këtij iftari të përbashkët për ta fuqizuar atmosferën e Ramazanit meqenëse numri i banorëve atje është zvogëluar dukshëm.

Përfaqësues të Shoqatës Humanitare “Bereqeti” gjatë qëndrimit në Medvegjë shpërndanë pako ushqimore për rastet me gjendje të rënduar ekonomike. Po ashtu delegacioni i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës vizituan edhe fabrikën e tekstilit, e cila është së fundmi ka kaluar në pronësi të një biznesmeni shqiptar.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Mbahen garat republikane të njohurive fetare (VIDEO)