Myftiu Tërnava bashkë me kryetarin e Prishtinës Përparim Rama vizituan dyqanin bamirës në Prishtinë

 


Dyqani bamirës në Prishtinë, projekt i Shoqatës Bamirëse "Bereqeti", i realizuar në bashkëpunim me komunën e Prishtinës është rinovuar me qëllim të përmirësimit të kushteve për familjet përfituese. 
Prej dy vitesh ky dyqan u shërben familjeve në nevojë të cilët furnizohen rregullisht me produkte bazike ushqimore dhe artikuj tjerë të domosdoshëm. Me rastin e përfundimit të punimeve të brendshme dyqanin bamirës e vizituan Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, Drejtoresha për mirëqenie sociale në Komunën e Prishtinës, Adelina Sahiti, Drejtori i Shoqatës Bamirëse "Bereqeti", Xheladin Fazliu si dhe përfaqësues të institucioneve dhe zyrtarë komunal.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Mbahen garat republikane të njohurive fetare (VIDEO)