Medhhebi është rezultat i njohurive dhe interpretimeve të qindra dijetarëve

 


Ne, kur flasim për medhhebet, flasim për dije dhe shkencë të sistematizuar, për interpretim të tërësishëm dhe të qëndrueshëm të së drejtës nga fakihë/juristë të mëdhenj, që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në jurisprudencën islame, interpretime që kanë mundur të përballojnë verifikimin praktik. 
Shërbimi i tyre ka qenë i mahnitshëm, saqë asnjë shkencë nuk e ka pasur një shërbim të tillë. Medhhebi nuk nënkupton fetva dhe mendime të një personi, të cilit mund të mos i ketë arritur ndonjë hadith. Flasim për një shkencë që është strukturuar dhe formuar nga qindra dijetarë sahabijë, tabinë dhe tabitabinë.
Baza e medhhebit hanefi kthehet te sahabiu i ndershëm Abdullah ibën Mesudi r.a. dhe sahabijë të tjerë. Nëse Ibën Mesudit r.a. i ka ikur diçka nga hadithi i Pejgamberit a.s, atëherë, ai njohuritë dhe interpretimin e tij e ka plotësuar me njohuri dhe interpretime të hazreti Omerit r.a. Njohja e hadithit dhe interpretimi i nususeve/ teksteve sheriatike nga këta dy sahabijë është plotësuar nga Aliu r.a, i cili ka vepruar dhe kontribuuar me dijen e tij në Kufe.
Mosnjohja e ndonjë hadithi nga këta tre sahabijë është plotësuar nga njohja e 70 sahabijëve që kanë marrë pjesë në luftën e Bedrit, si edhe nga 1500 sahabijë të tjerë që e kishin marr Kufen si vendqëndrim të tyre.
Kontributi dhe interpretimi, apo edhe mosnjohja e mundshme e ndonjë hadithi nga gjithë këta sahabijë, është plotësuar nga tabinët në Kufe, të cilët kishin udhëtuar në vende të ndryshme dhe kishin grumbulluar hadithet nga shokët e tjerë të Pejgam berit a.s. Prandaj, nëse nuk është ditur një hadith nga disa tabinë është ditur nga të tjerët. E njëjta gjendje është me tabitabinët (gjeneratës së tretë). Mosnjohja e hadithit dhe sunetit nga sa habët, tabinët dhe tabitabinët dhe mundësia e gabuar e interpretimit juridik nga ana e tyre është e pamundur.
Në formimin dhe zhvillimin e metodologjisë së medhhebit janë qindra dijetarë që kanë kontribuuar në vendosjen e bazave dhe interpretimit të fikhut të një medhhebi. Medhhebi është rezultat i njohurive dhe interpretimeve dhe kurorëzim i gjithë këtyre kontributeve.
Prania myslimane e sotme në Ballkan është rezultat i kalimit masiv të popullatës lokale në Islam gjatë sundimit osman (futuhat) gjatë shekujve XIV, XV dhe shekujve vijues. Duke pranuar Islamin, myslimanët e Ballkanit kanë pranuar gjithashtu dhe medhhebin hanefi në fikh dhe shkollën maturidite në akaid, të cilat ishin medhhebe zyrtare në shtetin Osman.


 


Dituria Islame 318


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Mbahen garat republikane të njohurive fetare (VIDEO)