Myftiu Tërnava uron Medresenë për fillimin e vitit të ri shkollor
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, ka uruar Medresenë, duke përcjellë urimet më të përzemërta për profesorët, stafin dhe nxënësit, me dëshirën që ky vit shkollor të jetë i mbushur me suksese, arritje dhe rezultate edhe më të mira.
Myftiu Tërnava u ka uruar nxënësve mbarësi në rrugëtimin e tyre arsimor, ndërsa profesorëve dhe stafit punë të mbarë dhe suksese në misionin e tyre edukativo-arsimor.
Artikulli i kaluar