Specifika “të çmendura” që Apple po i ruan për iPhone 7S

Apple ende nuk e ka prezantuar iPhone 7, por me sa duket kompania amerikane se po e projekton modelin e ri dhe pasardhës të iPhone 7S, i cili pritet të dalë në treg në vitin 2017.

Sipas burimeve të besueshme të “AppleInsider”, Apple po planifikon të prezantojë një super-model të iPhone më 2017, i cili do të vijë me ekran të lakuar AMOLED me madhësi 5.8-inç.

Pritet që dizajni i ri i iPhonet do të jetë i ngjashëm me iPhone 4/4S me panele të lakuara përpara dhe në pjesën e pasme.

Gjenerata e ardhshme e iPhone pritet të ketë teknologjinë për mbushje të baterisë pa tela, si dhe teknologjinë e re për njohje biometrike si skaneri i fytyrës dhe i syve.

Javën e kaluar Apple lansoi iPhone SE me ekran 4-inç, që ka trup të njëjtë me iPhone 5, por me specifika të iPhone 6S.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Mbahen garat republikane të njohurive fetare (VIDEO)