“Hello”, pajisje që i bën shqiptarët pjesë të skenës teknologjike botërore

Kompania shqiptaro amerikane ” Solaborate” ka filluar shitjen e pajisjes më të re të video-komunikimit të quajtur “HELLO”.

Ky produkt që transformon TV-të në pajisje profesionale të komunikimit, është lançuar ditë më parë nga themeluesit e rrjetit social “Solaborate”, Labinot Bytyqi dhe Mimoza Bytyqi.
Produkti është ndërtuar nga ekipi i tyre me bazë në Los Angeles në SHBA, Kosovë dhe Maqedoni dhe është mbështetur nga “Kickstarter” për të ngritur fonde dhe për ta bërë promovimin e inovacionit të saj më të ri.
Kjo pajisje, transformon çdo TV në një pajisje dhe platformë të plotë të komunikimit; mundëson video-konferenca të kontrolluara me zë dhe mund të përdoret në shtëpi apo zyra moderne.
Po ashtu, “HELLO”, bën shkëmbimin e ekraneve pa tela (ang. wireless screen-sharing), transmetimin live si dhe ofron mbikëqyrje për siguri me detektues lëvizjesh dhe më shumë.
Nëse ky trend i mbështetjes do të vazhdojë deri në ditët e fundit të fushatës, pritet që të bëhet sensacion i madh në mbarë botën, duke bërë shqiptarët pjesë të skenës teknologjike botërore.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Mbahen garat republikane të njohurive fetare (VIDEO)