Aktualitete
Më 24 shtator 2022, drejtori i Diasporës në Bashkësinë Islame të Kosovës qëndroi në Zvicër, ku mori pjesë në manifestimin e organizuar me rastin e 10-vjetorit të hapjes së xhamisë “Xheneti” në St. Gallen.
Pas përfundimit të procesit të zgjedhjes së anëtarëve të KMSh-së së FSI-së më 28.07.2022, konstituimit të KMSh-së dhe më pastaj hapjes së konkursit për dekan të FSI-së, më 26.09.2022, prof. ass. dr. Islam Hasani, me vendim të Kryesisë së BIK-ut zgjidhet dekan i FSI-së për mandatin katër vjeçar (2022/26).
Të nderuar e të çmuar mësimdhënës, të nderuar shërbyes civilë,
Me ftesë të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, në Kosovë për vizitë tri ditore do të qëndrojë imami i Qabesë, dr. Abdullah Avad el-Xhuheni.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, me bashkëpunëtorë priti sot në takim një delegacion nga Qendra Islame nga Londra, të kryesuar nga Dilowar Khan.
Nën organizimin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Dijanetit të Turqisë është realizuar vizita 7 ditore e Departamentit të Gruas në qytetin e Stambollit dhe Bursës.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka vizituar sot Ambasadën e Britanisë së Madhe, për të shprehur ngushëllime, me rastin e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, ku u prit nga ambasadori Nicholas Abbott.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga drejtori i Financave në Kryesinë e BIK-ut, Islam ef. Hasani, kanë vizituar sot Ambasadën e Kosovës në Holandë, në të cilën u mirëpritën nga ambasadori z. Dren Doli.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ipeshkvi i Kishës Katolike, Dodë Gjergji dhe pastori i Kishës Protestante, Artur Krasniqi, janë takuar sot me krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.
Prijësit fetarë të Kosovës kanë udhëtuar drejt Hagës për t’i vizituar krerët e UÇK-së. Ata pritet që nesër të zhvillojnë takime me ta.