Aktualitete

Sot, më 30 dhjetor 2021, Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës, mbajti mbledhjen e rregullt, të cilën e kryesoi kryetari i Kuvendit të BIK-ut, dr. Ajni Sinani. Mbledhja filloi me leximin e një pjese nga Kurani, të cilën e lexoi anëtari Artan ef. Zekaj. Më pas, dr. Ajni Sinani, kryetar i Kuvendit, iu shprehu mirëseardhje anëtarëve të Kuvendit, duke i falënderuar ata për punën dhe angazhimin e tyre.

Tetë hafëz të Kuranit janë certifikuar me diploma nga Bashkësia Islame e Kosovës pasi kanë kaluar me sukses provimin para komisionit vlerësues.

Instituti për Hulumtime dhe Studime Islame në Prishtinë dhe Instituti Albanologjik, sot kanë nënshkruar Memorandumin e bashkëpunimit,

42 vite, angazhim, punë dhe kontribut në Bashkësinë Islame të Kosovës, po vlerësohen sot të ish sekretarit të këtij institucioni, Jashar ef Jashari.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë, mbajti sot mbledhjen e rregullt, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari, Dr. Valon ef. Myrta.

Përfundoi punimet konferenca shkencore “Revista “Edukata Islame” – 50- vjet mision në fjalën e shkruar shqipe”, e cila u mbajtë për dy ditë rresht 15-16 dhjetor,të organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës (BIRK).

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizoi konferencë shkencore “Revista “Edukata Islame” -50 vjet mision në fjalën e shkruar shqipe ” kushtuar 50 vjetorit të daljes së kësaj reviste.

Me 14 dhjetor Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë mori pjesë në akademinë përkujtimore të rënëve dëshmorë në Pashtrik të imamëve Fadil Rashiti nga Petrova, Arben Hyseni nga Godanci, Selim Selimi nga Belinci dhe në Koshare Abedin Murtezi nga Mollopolci i Shtimes.

Nën organizimin e Bashkësisë Islame në Bosnje, me datë 10-12 dhjetor 2021, në Qendrën Kulturore Islame të Barit të Malit të Zi, me pjesëmarrjen e vendeve të rajonit nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut e Sanxhaku, u mbajt seminari për imamët boshnjakë me temën “Sfidat institucionale të interpretimit të Islamit në Ballkanin Perëndimor”, ku morën pjesë edhe imamët boshnjakë nga Kosova, kryesisht nga Prizreni dhe komuna e Dragashit.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë Dr. Valon ef. Myrta, me bashkëpunëtorë, priti në takim një delegacion të lartë nga Drejtoria e Vakëfeve e Republikës së Turqisë, e përfaqësuar nga zv. drejtori i përgjithshëm z. Aydin Cem Aslanbay, i shoqëruar nga Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Vedat ef. Sahiti.

Video

Atmosferë Barjami në Prishtinë - Intervistë me qytetarët

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!