Aktualitete
Nga 31 tetor deri më 2 nëntor 2025, në qytetin e Edirnes në Turqi, u mbajtën punimet e Konferencës Islame me temë "Nën nënqiellin e kupolës sonë", organizuar nga Fondacioni "İslam Âlimleri Vakfı", nën patronazhin e Guvernatorit të Edirnes.
Me ftesë të Kryesisë së Xhamisë dhe Qendrës Kulturore Shqiptare në Hildesheim të Gjermanisë, drejtori për Diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, dhe imami i xhamisë "Mati 1", Fadil ef. Musliu, më 1 nëntor 2025, morën pjesë në tubimin e organizuar me moton: "Me emrin e Allahut, bashkë ndërtojmë dritë e bashkim."
Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës mbajti sot mbledhjen e rregullt, nën drejtimin e kryetarit, Dr. Valon Myrta.
Në takimin e sotëm ndërmjet presidentes së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman al Saud, presidentit të Sirisë, Ahmed al Sharaa dhe Myftiut Naim ef. Tërnava, kryetari i Sirisë deklaroi se Siria njeh pavarësinë e Kosovës, dhe shprehu gatishmërinë për një bashkëpunim ndërmjet dy vendeve
Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, e shoqëruar nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, u pritën sot në takim nga Princi i Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman
Sot në Gjakovë filloi cikli i tretë i trajnimit fetar-shkencor për imamë, hatibë dhe myezinë të qytetit të Gjakovës, Pejës dhe Prizrenit.
Më 25 dhe 26 tetor 2025, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, mori pjesë në punimet e Forumit Ballkanik të Shoqërisë Civile dhe Organizatave Humanitare Bamirëse, i cili u mbajt në Stamboll të Turqisë.
Sqarim lidhur me fushatën denigruese ndaj Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava
Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me temën "Angazhimi fetar për të luftuar dhunën ndaj grave dhe vajzave", e cila u organizua nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, në bashkëpunim me Zyrën e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR).
Këshilli i Bashkësisë Islame i Ferizajt, organizoi dje hapjen solemne të xhamisë së Sallahanes, e cila për një kohë qe në renovim të plotë