Aktualitete

Me këndimin e pjesëve nga Kurani fisnik, salvateve, ilahive dhe pjesëve nga Mevludi, mbrëmë në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, u mbajt manifestim kushtuar Mevludit - ditëlindjes së Pejgamberit a.s. 

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në një takim kurtuazie ambasadorin e Italisë në Republikën e Kosovës, z. Maurizio Antonini.

Shtëpisë Botuese "Dituria Islame", është pjesë e edicionit të 6-të të Panairit të Librit në Tuz, hapja solemne e të cilit bëhet nesër (e martë) nga ora 19:00. 

Shoqata Bamirëse "Bereqeti", me koordinatorin mr. Abdurrahman ef. Bejtullahu, në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Gjakovës dhe me mbështetjen e shumë donatorëve zemërgjërë, sot dorëzoi çelësat e shtëpisë së re për familjen shtatë anëtarëshe të z. Avni Gashi në fshatin Rakovinë.

Nën organizimin e Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, në qytetin e Konyas u mbajt Seminari Ndërkombëtar mbi rëndësinë dhe sfidat e familjes në kohët postmoderne. Në këtë seminar morën pjesë studiues, përfaqësues dhe liderë fetarë nga më shumë se 40 shtete të ndryshme të botës. 

Për nder të shënimit të muajit të Mevludit, ditëlindjes së Pejgamberit a.s., sot në Xhaminë e Klinës u organizua aksioni vullnetar për dhurimin e gjakut.

Drjetoria për Kulturë dhe Veprimtari Botuese pranë Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin "Alsar" të Shqipërisë

Shoqata Humanitare Bamirëse "Bereqeti", e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, shpërndau çanta shkollore dhe materiale të tjera përcjellëse për të gjithë nxënësit e dy shkollave fillore të këtyre vendbanimeve, në Banjë të Sjarinës dhe Tupallë të Medvegjës.

Me ftesë të presidentit të Republikës së Turqisë, z. Recep Tayip Erdogan, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, mori pjesë në manifestimin qendror kushtuar ditëlindjes së Muhamedit a.s., i cili u mbajt në Kompleksin e Pallatit Presidencial në Ankara.

Të nderuar qytetarë,
Të nderuar besimtarë,
Vëllezër dhe motra!

Video

Atmosferë Barjami në Prishtinë - Intervistë me qytetarët

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!