Aktualitete
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga shefi i kabinetit të tij, Besim ef. Mehmeti, po merr pjesë në Konferencën e Nëntë Botërore të Fetvasë “Fetvaja dhe ndërtimi moral në një notë përshpejtuese”, e cila po mbahet në Kajro dhe është organizuar nga Sekretariati i Përgjithshëm i Myftinive në Botë.
Me këndim të Kuranit fisnik, filloi ceremonia e përurimit të xhamisë “Mahmut Pasha” në Gjakovë.
Delegacioni nga Turqia në përbërje të ministrit të Kulturës dhe Turizmit, z. Mehmet Nuri Ersoy, kryetarit të DIJANET-it të Turqisë, dr. Ali Erbash, drejtorit të Përgjithshëm të Vakëfeve, z. Sinan Aksu, të shoqëruar nga Myftiu Naim ef. Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij, vizituan sot Xhaminë Qendrore në Prishtinë, e cila është duke u ndërtuar nga shteti i Turqisë.
Me pjesëmarrjen e kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, ministrit të Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, z. Mehmet Nuri Ersoy, kryetarit të DIJANET-it të Turqisë, dr. Ali Erbash, drejtorit të Përgjithshëm të Vakëfeve të Turqisë, z. Sinan Aksu dhe një numri të besimtarëve, sot në Prishtinë u bë përurimi i xhamisë “Pirinaz”, e cila së fundmi është restauruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, z. Mehmet Nuri Ersoy, i cili shoqërohej nga kryetari i DIJANET-it të Turqisë, dr. Ali Erbash dhe nga drejtori i Përgjithshëm i Vakëfeve të Turqisë, z. Sinan Aksoy.
Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës, mbajti sot mbledhjen e rregullt, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari, Dr. Valon ef. Myrta.
Me pjesëmarrjen e anëtarëve të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, sot, u mbajt mbledhja e rregullt e kësaj Kryesie
Kursi veror i mësim besimit në “Medresenë Alauddin” ka shënuar fundin për më shumë se 200 nxënës.
Rreth 20 mijë kurbana janë therur dhe janë shpërndarë nga Bashkësia Islame e Kosovës apo thënë ndryshe 240 ton mish kurbani është bilanci përfundimtar nga therja e organizuar e kurbaneve.
Kurs intensiv veror me mësimet bazike të fesë Islame është duke u zhvilluar edhe në kryeqytet