Aktualitete
Me ftesë të bashkatdhetarëve tanë me punë në Gjermani, drejtori për Diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, mori pjesë në solemnitetin e nismës për ndërtim të xhamisë së re në Mengen të Gjermanisë.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim shkrimtarin, publicistin, e diplomatin e njohur Besnik Mustafaj
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit, Vehbi ef. Dibra.
Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur në takim nënkryetarin e Bashkësisë Kulturore dhe Fetare Shqiptare në Dramen të Norvegjisë, z. Rrustem Seferi.
Departamenti i Gruas pranë Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës ka nisur kampanjën për vetëdijesimin dhe parandalimin e dhunës e vrasjes në familje.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa.
Nxënësit e ShML "Medreseja Alauddin” në Prishtinë, ishin pjesëmarrës në Konferencën Ndërkombëtare Model United Nations, në Stamboll, të ftuar nga organizatori - shkolla e mesme “Fatih Sultan Mehmet” e Stambollit.
Udhëheqësit e bashkësive fetare islame, Myftiu Naim ef. Tërnava, kryetari i KMSh-së, Bujar ef. Spahiu, reisul ulama, Shaqir ef. Fetai, dhe delegacionet e tyre përcjellëse, kanë vizituar në shtëpinë e tij në Riad, ministrin për Çështje Islame të Arabisë Saudite, dr. Abdulatif bin Abdulaziz al Sheikh.
Në Riad të Arabisë Saudite, ka filluar punimet sesioni i 23-të i Bordit të Lartë të Akademisë së Jurisprudencës Islame, i cili është organi më i lartë i jurisprudencës islame që vepron në kuadër të Ligës Botërore Islame RABITA.
Me moton “Tregimi lexohet”, është bërë hapja zyrtare e edicionit të 36-të të Panairit ndërkombëtar të librit, i cili do të mbahet deri më 24 prill. në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut në Shkup.