Aktualitete
Në ambientet e Xhamisë në Janjevë edhe zyrtarisht u bë hapja e bibliotekës me librat e Mulla Irfan ef. Bikliqit, të cilat iu dorëzuan xhamisë.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka marrë pjesë sot në varrimin e policit Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në Veri të Kosovës nga grupet terroriste serbe
Sot, në Institutin e Hifzit në Medresenë e Madhe të Gjakovës është mbajtur ceremonia e diplomimit të 17 hafëzëve të rinj, të cilët kanë arritur që me sukses të mësojnë përmendësh tërë Kuranin fisnik
Vrasja e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, dhe plagosja e një polici tjetër në krye të detyrës në Veriun e Kosovës janë akte terroriste të përgatitura e të realizuara nga sfiduesit e vendit e shtetit tonë, nga grupet kriminale serbe, që prej kohësh veprojnë në Veri të vendit, e të cilat mbështeten direkt nga Serbia.
Redaksia e revistës “Dituria Islame” mbajti mbledhjen e saj të rregullt, të cilën e kryesoi kryeredaktori i saj, Driton ef. Arifi.
Me rastin e fillimvitit shkollor, Shoqata Bëmirëse “Bereqeti” me koordinatorët e saj në disa komuna të vendit kanë shpërndarë çanta dhe materiale të tjera mësimore për nxënësit.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim ambasadorin e ri të Suedisë në Kosovë, z. Jonas Westerlund.
Aktivistja Mihana Goga-Bekteshi e shoqëruar nga mualimet Enisa Lura-Segashi dhe Mirushë Sadriu i njoftuan ata për përmbajtjen e numrit të fundit, duke theksuar njëkohësisht që në këtë revistë lexuesit çdo muaj mund të përfitojnë nga artikuj fetar, shkencor e kulturor.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim ambasadorin turk z. Tunc Angili, i cili shoqërohej nga keshilltari për Çështje Fetare pranë kësaj ambasade, z. Bunyamin Albayrak.