Aktualitete
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, që funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, gjatë vitit 2022, ka realizuar një sërë projektesh bamirëse humanitare.
Kryetari Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Dr. Valon ef. Myrta me bashkëpunëtorë, mirëpriten për vizitë pune sot Kryeimamin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, bashkë me zv.kryeimamin Fatmir ef. Iljazin.
Nën organizimin e Departamentit të Gruas të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe World Hijab Day Kosova, të mërkurën me 1 shkurt, u mbajt konferenca e 5-të kushtuar mbulesës.
Drejtori i shoqatës “Bereqeti”, z. Behxhet Ajvazi, i shoqëruar nga sekretari i kësaj shoqate, z. Xheladin Fazliu, si dhe nga koordinatorët e shoqatës në Mitrovicë, z. Cena Bala dhe z. Armend Haxhiu, janë pritur sot në takim nga kryetari i komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza.
Departamenti i Gruas në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës organizoi tribunë me rastin e ditës botërore të mbulesës.
Më 29 janar 2023, drejtori për Diasporë i BIK-ut, Ekrem ef. Simnica, vizitoi xhaminë “Mesxhidi-Nur” në Fraunfeld të Zvicrës, ku u prit nga imami i emëruar kohën e fundit, Fesal ef. Fetahu, kryetari i Qendrës, Ilam Mustafi dhe xhematë të shumtë
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë, me datë 25 dhe 26, ka zhvilluar një punëtori me anëtarët e Këshillit dhe imamët e xhamive të Gjakovës.
Me kërkesë të Bashkësisë Islame të Kosovës, pas namazit të xhumasë në të gjitha xhamitë e vendit, është iniciuar aksioni për t’i ndihmuar të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë, Skenderaj dhe vende të tjera.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, mori pjesë në Samitin online të liderëve fetarë myslimanë në botë, i organizuar nga Dijaneti i Turqisë, e që për temë kishte sulmet që kishin në shënjestër Kuranin, të cilat ndodhen në Suedi dhe në Holandë.
Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, ka pritur në takim dr. Visare Mujko – Nimani, drejtoreshë e Zyrës së UNFPA-së për Kosovë