Shkrime Autoriale

24 vjet më parë, më 10 janar 1992, hapi dritaren e saj gazeta dyjavore, më pas e përmuajshme “Drita Islame”, prej së cilës filloi të rrezatojë një dritë, e cila nuk ngroh trupin, por depërton brenda tij në shpirt e në zemër, për t’i ushqyer ato me një ushqim më të vlefshëm dhe më jetëgjatë sesa ai trupor, si dhe për t’i pajisur me një energji pozitive, me qëllim që produkti dhe impakti i saj të ndihet përditë.

Allahu i Madhërishëm ka bërë që përpjesëtimi në mes fëmijëve meshkuj dhe femra gjatë lindjes i (ashtuquajturi “sex ratio”) të jetë 1:1, që d.m.th. përafërsisht lind numër i njëjtë i fëmijëve meshkuj dhe femra. Çrregullimi në baraspeshën e këtij përpjesëtimi ndodhë “duke falënderuar” ndikimit të njeriut në proceset natyrore.

Qytetërimi i vjetër grek marrëdhëniet mes njerëzve dhe zotave i përfytyronte si revoltë dhe sfidim. Sipas tij, zotat gjithnjë duan ta nënshtrojnë njeriun dhe, në mënyrë që ai të mos i gëzojë frytet e punës së vet, sa herë që ai arrin sukses, zotat e hedhin në fatkeqësi. Ndërkaq, njeriu, në anën tjetër, i sfidon vazhdimisht zotat dhe kur bie, ai përsëri e merr veten dhe vazhdon luftën e tij me zotat.

Jetëshkrimi i Muhamedit s.a.v.s., apo siç emërtohet në gjuhën arabe es-sire, paraqet fokusim të mendimeve, ndjenjave, veprave dhe aktiviteteve të muslimanëve në të gjitha kohërat. Sireja, si sintezë multidimensionale jetësore, vështruar nga të gjitha këndet, është rrugë ideale e personalitetit njerëzor të frymëzuar nga fjalët hyjnore, të cilat ishin binarë të vërtetë mbi të cilat e zhvilloi aktivitetin e vet Muhamedi s.a.v.s.

Një njeri erdhi të dëshmojë tek Omer bin Hattabi (radijAll-llahu anhu) por duke qenë se nuk e njihte i kërkoi ta sillte ndonjë dëshmitar.

Viti me 365 ditë i ngjan një libri me 365 fletë, në të cilat janë të shkruara punët tona, qofshin të mira apo të këqija, të vogla apo të mëdha.

Pa dyshim që keni dëgjuar për “Murtajën e shekullit”, për “Bombën shkatërruese”, për “Vrasësen më të madhe”, më të pamëshirshme, për atë që ka vrarë dhe që vazhdon të vrasë me miliona njerëz, për atë e cila po të preku të dogji.

Mr. Refik Gërbeshi

All-llahu i Madhëruar e shpalli Islamin si fenë e fundit për njerëzimit, me të cilën përmbylli të gjitha fetë (ligjet) e mëparshme hyjnore. Kjo, siç edhe ka thënë All-llahu i Madhëruar në Kur’an (Al Imran, 19), nënkupton se Islami është feja e vetme që pranohet për njerëzimin.

(Libri ”Fragmente nga jeta e sahabëve”, i autorit egjiptian Dr. Abdurrahman Rafet EI Basha, është libër që si asnjë tjetër të afron me sahabët e Resulullahut, aq sa gjatë leximit humbet kohën dhe të duket se je pjesë e kohës kur jetuan Resulullahu dhe shokët e tij të sinqertë, sahabët r.a., ndërsa faqet e tij s'dëshiron të mbarojnë kurrë.)

Video

Atmosferë Barjami në Prishtinë - Intervistë me qytetarët

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!