Artikuj
Xhamia Bejturrahman në Açe të Indonezisë e cila sfidon vitet, njihet nga muslimanët e këtij rajoni si ‘Kalaja’ e Açe-s, shkruan AA.
Per ndertimin e kesaj xhamie eshte shkruar shume dhe shpesh ne shtypin zviceran. Pjeserisht per shkak te rezistences qe nje pjese e banoreve te qyteit kane bere ndaj projektit
U mbushën plot 94 vjet nga themelimi i Komunitetit Mysliman Shqiptar, si një bashkësi që do të përfaqësonte zërin e besimtarëve myslimanë në Shqipëri, zërin e myslimanëve në trojet shqiptare, madje, në mjaft raste, edhe zërin e mbarë shqiptarëve.
I nderuar president i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani
I nderuari nderuar Kryetar i KMSH, z. Skender Bruçaj
I nderuari Shaqir ef. Fetahu nga B. Islame e Maqedonisë
I nderuari kryegjysh i Bektashinjve Haxhi Mond Ibrahimi
Të nderuar studiues,
Zonja dhe zotërinj;
Dokumentari është një material i përbërë nga pjesë të propagandës komuniste, nga disa dokumentarë të viteve 1967 dhe 1974, të siguruara nga Ministria e Kulturës dhe Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit.
Pamjet fillojnë me një propagandë indirekte të vitit 1945, menjëherë me instalimin e regjimit komunist, e më pas shfrytëzimin e klerit për gjoja konferenca paqeje, e duke vazhduar me vitin 1967 me dokumentarin “Në flakët e revolucionit”, atë të 1974, pjesë nga intervista të disa dokumentarëve të KMSH-së, si “Triumfi i besimit” dhe “H. Sabri Koçi, pishtar i lirisë së besimit”, si dhe janë përfshirë pamjet e rralla të rihapjes së xhamive të Pumbit në Shkodër dhe asaj të Et’hem beut në Tiranë në vitet 1990-91.
Pamjet dhe filmimet e zgjedhura nuk kanë nevojë për komente, sepse ato flasin vetë me origjinalitetin e tyre. Ato tregojnë se edhe pse një shtet i tërë përdori të githa mekanizmat e tij për ta zhdukur dhe çrrënjosur fenë dhe institucionet e saj fizikisht, ai nuk mundi dot të zdukte besimin nga zemrat e njerëzve, gjë që e tregojnë edhe pamjet e triumfit të besimit të dhjetëra mijëra njerëzve, që hapen portat e atyre pak objekteve të kultit që kishin mbetur në këmbë në vitin 1990.
Të gjithë ne kemi kënaqësi kur kremtojmë dhe organizojmë festa, zhvillojmë aktivitete kulturore e shkencore, por dita e 6 shkurtit 2017, përkon pikërisht me 50 vjetorin e një date të dhimbshme, por edhe të turpshme të historiografisë shqiptare, atë të fjalimit famëkeq të diktatorit Enver Hoxha, kur në kongresin e V-të PPSH-së, do t’i hapte rrugë ndalimit me ligj të fesë, duke e shpallur Shqipërinë, si vendin e vetëm dhe të parë ateist në botë, duke shkatërruar përfundimisht qindra xhami, kisha dhe teqe.
Sot është 93 vjeç dhe lëviz lirisht në Tiranë e jashtë saj me çallmën që nuk e ka hequr asnjëherë nga koka, përveç periudhës së ndalimit të besimit. Ramazan Peti ka lindur në Sauk në vitin 1924 në një familje tradicionale të besimit islam, besim që vazhdon edhe sot tek djali dhe 4 vajzat, nipër e mbesa dhe stërnipër e stërmbesa.
Biblioteka e Gazi Husrev-beut në Sarajevë është institucioni më i vjetër në hapësirat e Evropës Perëndimore dhe Ballkanit që punon vazhdimisht që nga themelimi në vitin 1537, ndërsa në të ka dorëshkrime nga pjesë të ndryshme të botës islame, shkruan Anadolu Agency.
Drita Islame”, e themeluar 25 vjet më parë, në janar të vitit 1992, nisi misionin e saj, si organi i parë i shtypit islam në gjuhën shqipe, pas një periudhe të gjatë të ndalimit dhe privimit të lirisë së besimit gjatë kohës së komunizmit.
Dihet që Ibrahim Dalliu ka qenë një ndër figurat e shquara klerikale të periudhës së Rilindjes Kombëtare, por ende dimensioni i tij publik nuk është zbuluar në të gjithë përmasën e vet.