Artikuj
Gentian Horanlli – 38 vjeçari nga Korça, u rrit duke parë çdo ditë xhaminë e Iljaz bej Mirahorit dhe duke lozur në oborrin e saj, por atëherë nuk i shkonte kurrë ndërmend se jeta e tij do të ishte e lidhur kryekëput me xhamitë, me një rol që asokohe askush s’do ta besonte. Tashmë një mjeshtër kaligrafie dhe piktor profesionist, rrëfen në një intervistë momentin e zbulimit të talentit të tij, i cili më vonë do të kthehej në profesionin e tij të jetës. Në bisedën më të, artisti rrëfen me shumë modesti eksperiencat, përshtypjet dhe mbresat përgjatë punimeve të tij artistike në zbukurimin e mjediseve të brendshme dhe të jashtme të dhjetëra xhamive në Shqipëri, Ballkan dhe më gjerë, si dhe planet e tij për të ardhmen.
Udhëheq një prej komunave që u dëmtua më së shumti në luftë, dhe një prej më të varfrave, Malishevën. Përveç që vlerësohet si një kryetar që nuk i mungojnë sukseset, ai mbi të gjitha cilësohet një besimtar musliman i devotshëm, për çka jo vetëm malishevasit, por edhe më gjerë e njohin edhe si “Haxhi Ragipi”…
Rrjedh nga një familje me traditë fetare, nga fshati Banjë e Malishevës. Thotë se për çdo veprim të tij i frikësohet veç Zotit, ndërsa tregon se ka shpërthyer në lot kur ka shkuar në Qabe.
Në një intervistë ndryshe dhënë për tesheshi.com me rastin e Kurban Bajramit, “Haxhi Ragipi”, flet edhe për tolerancën fetare në komunën e Malishevës, si dhe për atë nëse edukata fetare duhet të futet si lëndë shkolla….
E pajisur me një stilolaps shënues, busullë dhe kompas në dorë, Samira Mian qëndron në një klasë para një duzine nxënësish të moshës së rritur, me prejardhje dhe mosha të ndryshme.
Karouan është qyteti i parë ku Ezani, thirrja islame për lutje (namaz), është praktikuar në Afrikë.
Sot, hoxhallarëve që iu qepen ku e ku t’ju kapin ndonjë frazë që më pas “t`i bëjnë lanet” në rrjete sociale, si të ishin personazhe për rubrikë Show Biz-i, por dje, në një të kaluar sa të largët aq dhe të afërt, figura e hoxhës “të trembte” me prestigjin e vet, pozitën e lartë në jetën publike, madje edhe politike apo administrative, ndërkohë që dhe shoqëria ishte krejt diç tjetër, i vinte më era dinjitet.
Po të më kërkohej të bëj një listë me emrat e hoxhallarëve të shquar të Shkodrës, në gjysmën e parë të shekullit 20, natyrshëm që emri i tetovaliut, Hafiz Qamil Tresi (Abdyli), mund të renditet në mesin e talebeve të rrethit të fundit të këtyre hoxhallarëve, pas së cilit, kolera komuniste i ndërpreu me diktatin e dhunës dhe terrorit ateist!
E përditshmja e Beogradit Danas, e cila është një media opozitare dhe liberale, i ka kushtuar një artikull të rëndësishëm idesë së rindërtimit të xhamive që janë shkatërruar në vite në kryeqytetin serb.
Xhamia e Çarshisë, e cila ndodhet në zemër të Prishtinës, është njëra ndër xhamitë me karakteristike në Evropë. Ajo që e bënë të jetë e veçantë nga xhamitë tjera është se minarja e saj është bërë me gurë prej bazës e deri në majë.
Nëse kalon nga Golemi i Kavajës apo vendos të qëndrosh për disa ditë në këtë vend turistik, patjetër që do të të bjerë në sy diçka e re dhe e veçantë, xhamia e re e Golemit, e cila, me dy minaret e saj të lartësuara, të jep përshtypjen e një kurore rrëzëllitëse vendosur mbi Golem. Ajo është nga ato objekte kulti që në vendin tonë “syri s’i ka parë e veshi për to s’ka dëgjuar”, pasi bukuria e saj të lë pa fjalë, arkitektura e saj të habit, ornamentet e brendshme, abazhurët dhe gjithçka tjetër të magnetizojnë e të tërheqin pa mbarim. Pa dyshim që kjo mund të konsiderohet dhurata më e çmuar për banorët e Golemit dhe të Kavajës, por edhe për këdo që viziton këtë zonë. Imami i kësaj xhamie, Gëzim Shahu, rrëfen në një intervistë për gazetarin Qani Sulku, se si lindi ideja për ndërtimin e kësaj xhamie madhështore, si dhe për ecurinë e punimeve e deri tek inaugurimi i saj pak ditë para fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit.