Artikuj

Intervistë me Myftiun e Kosovës, Naim ef. Tërnava

Edhe pse martesat shoqërohen nga përbetimi klasik i një dashurie të ndërsjellë deri në vdekje, kjo ngjan shumë poetike në raport me realitetin, ku ndarjet, divorcet, shkurorëzimet, po i trondisin themelet e familjes, më tej dhe shoqërisë. Kjo po ndodh edhe në Kosovë, ku një lloj konservatorizmi, përfaqësuar sidomos nga idoli i familjes mbështetur në besnikërinë bashkëshortore, ishte gjithsesi një kolonë mbajtëse e fuqishme. Por që vit pas viti nuk po është kështu.

Si mundet që një burrë në moshën e mesme, i bardhë, skocez që jeton në bjeshkët skoceze të bëhet musliman-sidomos kur ai nuk ka takuar tamam asnjë musliman në jetën e tij?

Nuk ka shqiptar, i madh e i vogël, që të mos e njohë atë, pasi është figurë publike dhe emblematike në fusha dhe zhanre të ndryshme, në të cilat lëvroi dhe që akoma vazhdon të japë kontributin e tij të çmuar. Bëhet fjalë për skenaristin, regjisorin, aktorin dhe karikaturistin e mirënjohur Bujar Kapexhiu, i cili kohët e fundit është i angazhuar edhe si profesor në një universitet privat ku jep lëndën “Arti i të folurit në publik”.

Për qindra vjet, nga brezi në brez, odat kanë qenë shkollat tona tradicionale. Nëpër to mblidheshin të tre brezat, pleqtë, burrat dhe të rinjtë. Të parët, pleqtë, ishin mësuesit. Ata i ushqenin me dashurinë për kombin, atdheun, fenë, gjuhën, flamurin dhe për vëllazërimin mes shqiptarëve në të gjitha trojet tona etnike.

Në 17 vjetorin e rënies dëshmor të Hoxhë Jonuz Zejnullahut, në shtëpinë e kulturës “Gursel e Bajram Sulejmani” në Viti, më 4 maj u mbajt akademi përkujtimore.

Barbara Drossel, shkencëtare e njohur gjermane e cila është profesor i fizikës teorike ligjëron në Universitetin e Darmstadt. Ajo ka tronditur opinionin, sepse si shkencëtare beson se Zoti e krijoi universin.

Intervistë me kryetarin e Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër, Nehat Ismaili

Në pjesën e parë të shekullit XX, të paktë ishin ata shqiptarë që kishin mundësi për të shkuar në haxhillëk. Asokohe, udhëtimi ka qenë tejet i gjatë dhe i mundimshëm dhe të jesh haxhi ishte respekt dhe nder i madh, tregon për Anadolu Agency, Shemsi Ajvazi, nipi i haxhi Ajvazit, haxhiut të parë nga Llapi, rajon në verilindje të Kosovës.

Nuk është e rrallë të dëgjojmë për shumë shqiptarë të cilët kanë bërë emër dhe janë bërë referencë botërore në shumë sfera jetësorë. Rast ilustrues për atë se çfarë mund të arrijnë shqiptarët nëpër botë, është edhe rasti i Nasirudin Nuh Nexhati, i njohur si Shejh Albani, që konsiderohet si dijetari i shekullit të kaluar, në shkencën e hadithit, në fenë islame.

Video

Mbahen garat republikane të njohurive fetare (VIDEO)

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!