Artikuj
Gjatë fjalimit që mbajti kryeministri, z. Rama, më 9 prill në programin festiv të organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë për nder të Profetit Muhamed, mes të tjerash u shpreh se ka ardhur momenti që shteti shqiptar të hapë dyert në shkolla që nxënësit të pajisen me njohuritë fetare përveç atyre shkencore, e se kjo nuk e cenon aspak laicitetin e shkollës sonë, por ndihmon në forcimin e themeleve të kulturës laike, e cila është e dobët dhe e pafuqishme që të përballet me format e ekstremizmit të dhunshëm. Ishin këto fjalë që shpërfaqën idenë e mësimit të fesë nëpër shkolla, dhe kjo gjë shkaktoi reagim të fuqishëm nga analistët, te të cilët pati si prej atyre që e mbrojtën dhe nga ata që i dolën kundra kësaj ideje.
Mijëra qytetarë shqiptarë, u bënë pjesë e programit festiv në përkujtim të Profetit Muhamed, paqja qoftë mbi të, organizuar për të njëmbëdhjetin vit radhazi nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe Fondacioni Kulturor e Arsimor “Sema”.
Intervistë me imamin veteran Bedri ef. Kida, ish imam në fshatin Cermjan, në xhaminë e Re, xhaminë e Hadumit, të Sofës, të Sefës dhe së fundmi në xhaminë e fshatit Lipovec, ku flet për ditët e tij të fëmijërisë, rinisë, shkollimit të mesëm, superior, inkuadrimin në detyrën e imamit, ballafaqimin e tij me forcat paramilitare serbe, angazhimin e tij në detyrën e imamit në xhaminë e fshatit Cermjan, takimin e tij të parë me ushtarët UÇK-se, angazhimin me shoqatat arabe për kthimin e kosovarëve nga Shqipëria për në Kosovë, caktimin e tij në detyrën e anëtarit të KBI-së etj.
Punimet për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë e cila kur të përfundojë do të jetë më e madhja jo vetëm në kryeqytetin e Shqipërisë por në të gjithë Ballkanin, po ecin me ritme të shpejta.
Ajo çfarë i dallonte gratë sahabie (bashkëkohëse të Profetit a.s.) nga gratë e tjera ishte pikërisht thellësia e besimit të palëkundur në zemër, dashuria për Zotin dhe mishërimi i virtyteve më të larta hyjnore në moralin dhe karakterin e tyre.
Banoret e pare mysliman nga Perandoria Osmane kane ardhur ne SHBA ne vitin 1909, dhe kane ndertuar xhamine e tyre te pare ne vitin 1929.
Ata që hodhën firmat e tyre në faqet e “Drita Islame” nuk do të harrohen kurrë. Më të shquarit shkëlqyen si frymëzues, si pararendës dhe si bartës ndryshimesh të rëndësishme. Ata e kryen në mënyrë të shkëlqyer detyrën e tyre, duke e pasuruar biografinë, traditën dhe historinë e shtypit shqiptar islam, duke bërë që bashkëkohësit, ne sot, por edhe brezat e ardhshëm t’i kujtojnë me respekt për atë që bënë dhe për atë që lanë pas.
Mulla Ilaz Spahija - Broja, u lind në vitin 1892 në fshatin Kostërc të Drenicës
Imami Mustafa Efe, i cili duke i hapur dyert e xhamisë Aziz Mahmud Hüdayi në qarkun Üsküdar të Stambollit për macet endacake tregon dhembshurinë dhe mëshirën e fejës Islame. Ai me këtë sjellje shembullore u vlerësua edhe nga xhemati si dhe nga ndjekësit e mediave sociale, raporton Anadolu Agency.
Shamia ishte e vetmja pengesë për palestinezën 124 vjeçare, Merjem Hamdan Ammash, që të hyjë në Librin Gines si gruaja më e vjetër në botë.