Artikuj
Varfëria e tejskajshme, lufta me vdekjen për shkak të një sëmundjeje të rrezikshme, humbja e bashkëshortit dhe pesë fëmijëve, vuajtjet pa mbarim, beteja për t’i bërë ballë jetës vetëm për mbijetesë, si dhe besimi i patundur tek i Madhi Zot, janë shoqëruesit e pandashëm të përditshmërisë së 43 vjeçares Manushaqe Todaj nga Kukësi, e cila banon prej tetë vitesh në periferi të Tiranës së bashku me vajzën e saj.
Në nëntor të vitit të kaluar është hapur shkolla e parë e Hifzit (mësimit përmendësh të Kur'anit) në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës me qëllim të rritjes së dashurisë ndaj Kur'anit tek fëmijët, raporton Anadolu Agency.
Me rastin e 10-vjetorit të ndarjes nga jeta të hoxhës Jakup Asipi, u mbajt simpozium shkencor me temë “10 vjet pa hoxhë Jakupin”.
Blerta Kamberi kishte dikur një lloj krize identiteti mes Islamit dhe kulturës zvicerane, por tani ajo di më së miri t’i kombinojë ato.
Në këtë fundvit, paksa të acartë, ia mërsyem shtëpisë së hoxhë Rifat Jashari, në Zhegër të Gjilanit, ku gjetëm ngrohtësinë që ofrojnë shtëpitë e mëdha me nam. Aty, në një shtrat të dhomës së pritjes, prekëm mikpritjen tradicionale shqiptare të 100-vjeçarit, lapidarit të gjallë të shumë ngjarjeve me peshë të rrallë.
(Fjala e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, në hapje të sesionit shkencor “Kurani te shqiptarët”, Prishtinë 26 dhjetor 2015)
(Fjala e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava në Konferencën "Dorëshkrimet dhe veprat e botuara në periudhën osmane (në bibliotekën e FSI-së), mbajtur në Prishtinë më 17 dhjetor 2015)
Disa vende të tërheqin për t’i vizituar për shkak të bukurisë natyrore që kanë. Disa të tjera për shkak të arkitekturës së veçantë të ndërtesave. Disa, për shkak të klimës, e disa për shkak të detit e kështu me radhë. Prizreni i Kosovës ka të tjera veçori dhe karakteristika, të cilat me patjetër të ftojnë që t’i vështrosh nga afër dhe më pas t’i përshkruash, ashtu siç di dhe mundesh, kudo që shkon.
Periodiku, përveçse kronikë besnike e kohës dhe e proceseve historike, është edhe dëshmi e nivelit kulturor e të përgjithshëm të një shoqërie. Madje-madje, periodiku fetar është edhe dëshmi e gjendjes shpirtërore të bashkësisë që e prodhon dhe së cilës i dedikohet.
"Dituria Islame” promotore e vlerave fetare dhe kombëtare