Artikuj
Mulla Hyseni lindi më 04.06.1953 në fshatin Llovcë KK Gjilan, nga babai Muharrem dhe nëna Bahtije. Ishte fëmija i fundit me radhë.
Profili Psikologjik i Profetit Muhammed a.s.
Pothuajse një muaj pas shpalljes së konvertimit të tij nga Krishterimi në Islam, futbollisti togolez, Emmanuel Adebayor ka zbuluar arsyet e konvertimit të tij.
“Ju faleni në punë dhe merrni qortime, por kur kolegët tuaj vijnë në gjendje të turbullt prej pijes apo e ndërpresin gjatë punën për të tymosur cigare, kjo është në rregull,” thotë ai, duke i përshkruar shokët e punës në një kompani ndërtimi në jug të Moskës.
Shtëpitë ku besimtarët myslimanë i luten Zotit po shtohen. Sipas statistikave të këtij viti të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), në Kosovë ekzistojnë 742 xhami. Numri i objekteve fetare islame arrin në gjithsej 798, nëse llogaritet edhe Presheva, Medvegja e Bujanoci, të cilat komuna aktivitetin e tyre fetar e zhvillojnë nën ombrellën e BIK-ut.
Mijëra besimtarë, gra dhe burra, fëmijë, të rinj e të moshuar u bënë pjesë e faljeve dhe lutjeve në këtë natë mirësish dhe vlerash të panumërta. Mes ajeteve Kur’anore, faljes së teravive, ligjëratave rreth Natës së Kadrit, lutjeve dhe vëllazërisë, besimtarët myslimanë i kërkuan Allahut paqe, falje dhe mëshirë.
Pasditen e së shtunës, më 13 qershor 2015, Myftinia Shkodër organizoi një tribunë shkencore në pritje të muajit Ramazan, ku i ftuar special si ligjërues, ishte shkencëtari i mirënjohur i trevave shqiptare, Dr.Ali F.Iljazi nga Gjakova.
Në përfundim të rrugës së re gjarpërore që kalonte nëpërmes fushave të blerta dhe pamjeve pitoreske përreth, përfaqësues të Kryesisë së BIK, me në krye Myftiun Naim ef. Tërnava, shoqëruar nga kryeimami Sabri Bajgora, Rexhep Luma dhe Fatmir Iljazi, arritën në fshatin Këpuz, me qëllim vënien e gurthemelit të xhamisë në parcelën tokësore të dhuruar nga Komuna e Klinës.
"Jam shumë i impresionuar dhe shumë i lumtur. Jam shumë i prekur emocionalisht nga njerëzit që takova. Mendoj se njerëzit këtu janë shumë të mirë, angazhohen të jenë shumë të mirë. Perfektja nuk ekziston askund. Ne të gjithë provojmë të shkojmë nga perfektja. Por, unë jam shumë i impresionuar nga njerëzit që takova, e të cilët kanë ndarë kohë për ne, janë angazhuar të promovojnë paqe dhe angazhohen për edukimin e shoqërisë, për një të ardhme më të mirë. Pra,jam shumë i lumtur që jam në Kosovë”, tha imami Hendi.