Artikuj
Të enjten, 21.05.2015, në Sarajevë ka filluar Kongresi i pestë ndërkombëtar mbi "Qytetërimin Islam në Ballkan", i organizuar nga Qendra Hulumtuese për Historinë, Artin dhe Kulturën Islamike (IRCICA) dhe Universiteti në Sarajevë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të aktiviteteve të larmishme, në atmosferën e 25-vjetorit të rilejimit të besimit fetar në Shqipëri, si dhe në vazhdën e aktiviteteve fetare e kulturore me rastin e hyrjes së Tre Muajve të Mirë, ditën e shtunë, më 16 maj 2015, Myftinia Shkodër organizoi një aktivitet të dobishëm më nxënës të kurseve fetare të disa xhamive të Shkodrës, në kalanë “Rozafa”.
Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër ka dal me një apel i cili fton të gjithë xhematet që veprojnë në Zvicër, por edhe të gjithë muslimanët dhe njerëzit e shpirtit të mirë, që të tubojnë ndihma për qytetarët e Kumanovës.
Në Shushicë të Istogut është inauguruar xhamia “Mehmet Akif Ersoy”, e ndërtuar në vitin 1861, ndërsa e djegur më 4 prill të vitit 1999, e tash e restauruar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).
Në vlerësim të punës dhe kontributit të studiuesit Xhemal Balla, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë organizoi më 6 maj 2015, në sallën e konferencave të Universitetit Bedër, promovimin e librit “Kurani dhe Njeriu 5”, koment i veprës “Ajka e kuptimeve të Kurani Qerimit” të Hafiz Ibrahim Dalliut.
Me pjesëmarrjen e shumë qytetarëve nga të gjitha viset e Republikës së Kosovës, më 27 prilli në Meje të Gjakovës është shënuar dita e të zhdukurve të Kosovës.
Mijëra qytetarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e më gjerë, u bënë pjesë e programit festiv në përkujtim të Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të), organizuar për të dhjetin vit radhazi nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe Fondacioni Kulturor e Arsimor “Sema”.
Me një manifestim impozant të organizuar nga Myftinia e Gostivarit e nën patronatin e Reisul Ulemasë së BFI në Republikën e Maqedonisë, H. Sulejman ef. Rexhepi, ka përfunduar “Java e Muhamedit a.s.”, nën moton, “Mirë se erdhe o Resul-All-llah”
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë organizoi aktivitetin kulturor “Haxhi Vehbi Dibra, një jetë në shërbim të Islamit dhe Atdheut”, ku u promovua libri i H. Vehbi Dibrës “Ç’urdhnon Kur’ani”, si dhe u transmetua premiera e dokumentarit kushtuar jetës dhe veprës së këtij dijetari dhe patrioti të madh.
Më 4 prill 2015, Myftinia Shkodër organizoi ceremoninë e dhënies së titullit: “Mirënjohja e Qytetit”, studiueses shkodrane të Mjekësisë Bërthamore, Dr. Egesta Lopçi, akorduar nga Këshilli i Bashkisë Shkodër.