Tema

Disa njerëz pretendojnë se Kur’ani është i falsifikuar! Othmani r.a. në kohën kur mori iniciativë të tubojë Kur’anin ka djegur faqe të shumta nga Mus’hafi, duke pohuar se Othami r.a. ka djegur gjithçka që nuk ka qenë në përputhshmëri me mendimet e tij, kështu që u humbën shumë pjesë nga fjalët e All-llahut të Lartëmadhëruar! A mundë që ky konstatim i tyre të cilët mendojnë kështu të jetë i saktë? Dhe a mundë që në bazë të numrave të sureve, ajeteve, fjalëve dhe shkronjave të vërtetojmë se Kur’ani ka arritur i plotë deri te ne ashtu siç e ka zbritur All-llahu i Lartëmadhëruari pa shtojca dhe mangësi.?

Urdhëresa e Pejgamberit: “Llogariteni veten tuaj para se të llogariteni nga Allahu” drejtuar ymmetit musliman është diçka e veçantë.

Abdullah ibni Mes’udi (r.a.), transmeton këtë hadith: “Kur ndodhesh në namaz dhe dyshon në ke falur tre apo katër rekate, ndërsa dominon mendimi se, megjithatë, ke falur katër, duhet recituar teshehhud. Pastaj bëj dy sexhde në ulje para selamit, recito sërish teshehhud dhe jep selam.” (Ebu Davud)

Të kesh mik të sinqertë është pasuri e madhe dhe begati nga Allahu i madhërishëm sidomos sot në kohën kur materia ka errësuar të gjitha vlerat reale me të cilat Allahu i madhërishëm e ka cilësuar njeriun si qenie njerëzore dhe kur shpesh i anashkalojmë për shkak të mënyrës së jetës që na është imponuar.

Thotë Ibn Tejmije r.h.m.: “Allahu njeriut ia ka dhuruar zemrën e cila i shërben për njohjen e gjërave, ashtu siç ia krijoi syrin me të cilin e shikon botën rreth vetit, veshin me të cilin dëgjon zërat rreth vetit.”

Allahu i Madhërishëm në Kur'anin fisnik urdhëron dhe thotë: "A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqën." (En Neml, 62)

Subhanallah, këto janë thënie të sahabëve dhe dijetarëve të mëparshëm - të folur i cili është shënuar dikur, por sikur jetojnë sot dhe flasin si është gjendja momentale në mesin e muslimanëve.

Para Sulejmanit a.s. u mblodhën ushtritë e tij të renditura në çeta. Secila çetë e kishte prijësin, udhëheqësin i cili kujdesej për ushtarët e vet, për të cilët ishte i obliguar.
I kishte vendosur në vendet e tyre dhe i shikonte gjatë inspektimit. Askush nuk qëndronte në vendin e tjetrit. Secili e dinte vendin e vet dhe për të duhej të mbahej. Në mesin e rreshtave nuk kishte çrregullim, shkapërderdhje apo anarki.

Të jesh i shëndetshëm, sipas përkufizimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, do të thotë të kesh mirëqenie të plotë fizike, mentale dhe shoqërore, e jo vetëm mungesë të sëmundjes. Shëndeti është në ndikim të vazhdueshëm me faktorët gjenetikë dhe rrethin ku jeton e vepron njeriu.

Deri në shekullin XX shumica e dijetarëve islamë ishin të bindur se dielli është ai i cili rrotullohet rreth tokës dhe atë duke u mbështetur në ajetin kur’anor ku thotë: Edhe Dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i ngadhënjyesit, të dijshmit. (Jasin : 38).

Video

Mbahen garat republikane të njohurive fetare (VIDEO)

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!