Tema
Shpifja në fakt është gënjeshtër që e fabrikon dikush dhe pastaj me këtë gënjeshtër e akuzon një të pafajshëm.
Ne kemi ndërtesa më të larta, por durimin më të shkurtër;
autoudhë më të gjëra, por pikëpamje më të ngushta;
ne harxhojmë më shumë por kemi më pak;
ne blejmë më shumë, por shijojmë më pak;
kemi shtëpi më të mëdha, por familje më të vogla;
më shumë lehtësi, e prapë më pak kohë;
kemi më shumë grada (e nota), por më pak të kuptuar;
më shumë dije, por më pak gjykim;
më shumë ekspertë, e prapë më shumë probleme;
kemi më shumë mjete, por më pak kënaqësi;
më shumë ilaçe, e prapë më pak shëndet;
marrim më shumë vitamina, e shohim më pak rezultate.
Bartja e fjalëve të huaja dhe përhapja e tyre në mesin e njerëzve me qëllim të futjes së çrregullimit, përçarjes, grindjes e urrejtjes, është njëra nga vetitë më të këqija të cilat njeriu mund t’i posedojë, ngase kjo nxit huti, i këput lidhjet, mbjell urrejtje, shkatërron bashkësinë, miqtë i shndërron në armiq dhe vëllezërit në të huaj.
Paola Garcia
Thashetheme do të thotë të përcjellësh fjalë midis njerëzve duka pasur për qëllim shkatërrimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Ngrënia dhe pirja pa kontroll aludon në ngrënien dhe pirjen e gjithçkaje që kemi para vetës që është e përafërt edhe me epshin.
Shkapërderdhja (teprimi) në vetvete, është tejkalim i kufirit të përcaktuar mbi diçka.
Koprraci është ai që kursen tej masës edhe për sendet e domosdoshme për jetesë; ai që ka para dhe nuk ndihmon tjetrin kur ky ka nevojë, njeri dorështrënguar.
Rrahja është goditja e dy personave ndaj njëri-tjetrit me inat duke dashur ta lëndoj. Agresiviteti është ndjenja e sjelljes së ashpër ndaj njerëzve që posedojmë inat apo kemi nervozë momentale ku si pasojë mund të vinë sharjet (ofendimet) apo rrahjet.
Inati është dëshira e flakët që të largohen begatitë apo të mirat nga ai i cili i meriton ato.