Histori

Ulemaja shqiptare, e vetëdijshme për peshën që kishte mbi vete, dhe duke parë rrethanat e reja që tash e tutje nuk i lejonin që të vazhdonin të ishin të lidhur me qendrën në Tiranë, me qëllim që të ruante mëvetësinë, filloi të riorganizohej institucionalisht.

Ahmed Muhiddin Piri (Piri Reis) (1465/70 – 1554/55)

Historia e poezisë është e gjatë sikur edhe vetë njeriu... Njeriu e filloi kohën e shkrimit me numrat e mandej shkrimet e tjera me germa në formë të pykave (shkrimi kuneiform).

Ndër personalitetet më në zë që me punën e tyre lanë gjurmë në historinë tonë kombëtare janë: Mulla Jahja Plava, Mulla Osman Çela, Ismail efendi Nikoçi, Hoxhë Nokshiqi, Mulla Sadi Musaj, Mulla Hysen Ali Gjonbalaj (Vuthi), Mulla Agan Koja etj.

Nën masa të rrepta sigurie policore ka aguar mëngjesi i ditës së premte të nëntorit të largët të vitit 1990, ku falja e xhumasë së parë në Xhaminë e Plumbit Shkodër është ndjekur nga forcat policore të regjimit monist dhe pesë civilë, që do të vëzhgonin nga afër situatën, në rast se do të kishte zhvillime të jashtëzakonshme.

"Kemi tri fe, por kemi vetëm një Atdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë mbi detyra kemi bashkimin dhe mbrojtjen e Atdheut...!" (Mulla Idriz Gjilani)

Me plot të drejtë është konstatuar se me fillimin e lëkundjes së themeleve të shtetit osman, kreri fetar myslimanë u përball me fillet e shekullarizimit të shoqërisë. Porosia fetare e barazisë njerëzore tashmë gjendej përballë dallueshmërisë, nivelizimeve dhe lartësimeve të etnive, gjegjësisht kombeve.

Regjimi komunist gjatë gjithë kohës që sundoi në Shqipëri e luftoi fenë dhe traditat fetare. Lufta nisi qysh ditët e para kur e morën pushtetin komunistët dhe deri në ditën kur e dorëzuan.

Po ti hedhim një vështrim katalogëve të arkivit shtetëror të Stambollit do të vërejmë lloje nga më të ndryshme regjistrash dhe dosjesh, duke filluar nga ato të pronave, vakfëve, zyrtarëve të lartë të shtetit etj. e deri tek dosjet e ndryshme të xhamive gjatë periudhës otomane. Por, kësaj radhe ne do të ndalemi vetëm në disa prej xhamive të Malit të Zi që ruhen në dosjet e arkivit shtetëror të Stambollit.

Video

Mbahen garat republikane të njohurive fetare (VIDEO)

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!