Histori

Abstrakt

Migrimet e popullsisë janë forma themelore të dinamikës sociale dhe gjeografike të njerëzimit dhe njëra prej rrjedhave më të rëndësishme kulturore të saj. Gjatë kohës shumëvjeçare të sundimit turk, migrimet e popullsisë, veçanërisht transferimet, kaherë kanë qenë objekt i interesimit të shkencëtarëve.

Në mesin e këtyre institucioneve islame kombëtare, që hyri në histori si çerdhe ku lindi, u formua dhe nga ku u përhap ideja vendimtare e të bërit shtet me Lidhjen e Prizrenit, është Xhamia dhe Medreseja e "Mehmet Pashës” në Prizren

Gjatë zhvillimit historik të kombeve të botës e midis tyre edhe të zhvillimit historik të kombit shqiptar, krahas faktorëve të tjerë, një rol të veçantë dhe me rëndësi kanë luajtur edhe personalitetet e shquara historike, qofshin ato shkencore, kulturore, politike, por edhe ato fetare intelektuale e patriotike.

Përkthimi i Kuranit (me koment) nga gjuha arabe në gjuhët e tjera ka lindur si nevojë e popujve myslimanë, të cilët nuk e kanë arabishten gjuhën e tyre të nënës.

Në prodhimtarinë artistike dhe arkitektonike mesjetare të trojeve shqiptare, një vend të rëndësishëm zënë vend veprat e artit dhe të arkitekturës së sferës islame.

Ngjarjet e shënuara në jetën e një kombi, janë të tilla, jo vetëm pse e kanë forcuar e kompaktësuar atë, por edhe sepse ndikimi frymëzues i tyre shtrihet tek brezat në kohë, në vite, në dekada e shekuj më pas.

Me islamizimin e trevave shqiptare krahas të tjerave, u morën masa për organizimin e arsimit islam. U ngritën shkollat e arsimit fillor (Mejtepet)(1) dhe, mbi këtë bazë filluan të ngrihen edhe shkollat e mesme (Medresetë).(2)

Agjërimi, një ‘institucion’ i njohur botërisht, nga të gjithë dhe që në një mënyrë apo në një tjetër, aplikohet nga të gjithë, ka lënë gjurmët e tij edhe në popullsinë shqiptare. Agjërimi është një praktikë e njohur që nga fillimi i jetës njerëzore në tokë. Ka ekzistuar në popuj të ndryshëm, në besime të ndryshme, madje vazhdon edhe sot të ekzistojë në besime të ndryshme dhe jetën shoqërore. I vetmi ndryshim në kohë dhe në popuj për agjërimin ka qenë mënyra e aplikimit. Ka pasur popuj që agjëronin vetëm duke mos folur për një kohë të caktuar, ndonjëherë nga mëngjesi në mbrëmje; ka pasur prej atyre që agjëronin në ditë të caktuara duke përdorur ushqime të caktuara, e kështu me radhë. Agjërim kanë mbajtur sabiinët, maniheinët, hebrenjtë, të krishterët, etj.[1] Ndërsa umeti i Muhamedit a.s. është urdhëruar me një mënyrë tjetër agjërimi krahasuar me popujt e mëhershëm.

Video

Mbahen garat republikane të njohurive fetare (VIDEO)

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!