Lajme nga Bota
Pas një pritjeje 17-vjeçare, Mehmet Bal dhe bashkëshortja e tij morën lajmin e shumëpritur për përzgjedhjen në Haxhin 2027, një moment që e pritën me emocion dhe gëzim të madh.
Qyteti i Eldës po prezanton një ekspozitë të veçantë që nxjerr në pah ndikimin e kulturës islame dhe andaluziane në historinë dhe identitetin e rajonit.
Doaa Shayea ka hyrë në histori në Lojërat e Komonuelthit Glasgow 2026, duke u bërë atletja e parë që përfaqëson Anglinë në këtë ngjarje prestigjioze sportive duke mbajtur hixhab.
Sistemi amerikan i kujdesit shëndetësor North Memorial Health ka prezantuar hixhabe higjienike njëpërdorimëshe për pacientët myslimanë dhe punonjësit e tij, duke ofruar një alternativë të përshtatur ndaj kapelave tradicionale kirurgjikale.
Derisa zjarret e ashpra vazhdojnë të kërcënojnë banorët e zonave të ndryshme në Kanada, Organizata Muslim Welfare Canada ka nisur një bashkëpunim me GlobalMedic për të ofruar ndihmë emergjente dhe pajisje të specializuara për shuarjen e zjarreve në zonat e prekura.
Një ndërtesë historike në Blackburn, në veriperëndim të Anglisë, do të nisë një kapitull të ri pas miratimit të planeve për shndërrimin e ish-pubit "Hare and Hounds" në një xhami dhe hapësirë komunitare për banorët myslimanë të zonës.
Festivali i vetëm letrar në Kanada i dedikuar shkrimtarëve myslimanë do të rikthehet në Toronto më 8 gusht, duke shënuar edicionin e tretë radhazi. Sipas njoftimit të publikuar nga Muslim Literary Festival dhe GlobeNewswire, aktiviteti do të mbledhë autorë, botues, redaktorë, agjentë letrarë dhe profesionistë të industrisë së librit, me synimin për të promovuar dhe fuqizuar zërat myslimanë në letërsi
Xhami në disa qytete të North Texas hapën dyert për banorët vendas në kuadër të aktivitetit "Open Mosque Day" (Dita e Xhamisë së Hapur), me synimin për të promovuar dialogun dhe për të sqaruar keqkuptimet rreth Islamit
Në shumë qytete të Gjermanisë, tabelat informuese në hyrje të zonave urbane shërbejnë për të treguar oraret e shërbesave fetare katolike dhe protestante. Por në Penzberg, një qytet në landin e Bavarisë, këto tabela kanë marrë një element të ri: për herë të parë është përfshirë edhe simboli i një xhamie, së bashku me informacionin për orarin e namazit të xhumasë
Mbreti Charles III ka vlerësuar arkitekturën, kujdesin në ndërtim dhe angazhimin ndaj mjedisit të Xhamisë Qendrore të Kembrixhit (Cambridge Central Mosque), gjatë vizitës së tij në këtë objekt, i cilësuar si xhamia e parë ekologjike në Evropë.