Lajme nga Bota

Mbrëmë në natën e ndarjes së çmimit prestigjioz Oscar, e cila konsiderohet si nata më e rëndësishme në botë në artin e shtatë, çmimin për dokumentarin më të mirë të shkurtër e fitoi Grupi i vullnetarëve i njohur si “The White Helmets” (Helmetat e Bardha).

Në kryeqytetin e Kubës komuniste, Havanë, do të fillojë ndërtimi i xhamisë së parë në këtë vend, që konsiderohet të jetë një nga më të mëdhatë në Amerikën Latine.

Duke marrë si shkas Ditën Botërore të Hixhabit, dhe për t’u solidarizuar me bashkëqytetaret e tyre muslimane, një grup i grave kanadeze jomuslimane, kishin vendosur ta bartin hixhabin për një muaj.

Aktivistët muslimanë në Shtetet e Bashkuara, në krye me Linda Sarsour dhe Tarek El-Messidi kanë nisur fushatën për mbledhjen e të hollave për rindërtimin e varrezave të vandalizuara hebraike në St. Louis, duke dërguar një mesazh të fuqishëm unitetit dhe tolerancës.

Qeveria e Turqisë e ka hequr ligjin që deri tani ua ndalonte grave veshjen e shamisë në institucionin e Ushtrisë.

Kreatorja indoneziane Aniesa Hasibuan e cila sezonin e kaluar ka hyrë në historinë e modës duke ekspozuar koleksionin me hixhab. ka vendosur që me performancën në pistë, në Javën e Modës në Nju-Jork t’i përgjigjet politikës kundër emigrantëve të kryetarit të tanishëm amerikan, Donald Trump.

Pronari i një dyqani lodrash në Konia të Turqisë ofron dhurata për të gjithë fëmijët nën moshën 11-vjeç të cilët i lexojnë interpretimet e sures “Asr” në gjuhën arabe dhe turke.

Në qytetin Medine i cili është zgjedhur nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI) si “kryeqyteti turistik i botës islame 2017”, kanë filluar aktivitetet që mbahen në këtë kuadër, raporton AA.

Merve Gurbuz do të jetë vajza e parë me shami që do të pilotojë me një aeroplan të Forcave Ajrore të Turqisë.

Minetullah el-Bejtar, vajza nga Gaza e cila është e verbër, ëndërron që një ditë të rrisë aftësitë e saj në karate duke shkuar deri tek marrja e rripit të zi, njofton Anadolu Agency.

Video

Atmosferë Barjami në Prishtinë - Intervistë me qytetarët

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!