Lajme nga Bota
Vetëm katër ditë para se t`i dilte afati i lejes për ndërtim, në Grenchen të Kantonit Solothurn ka nisur dje ndërtimi i xhamisë së bashkësisë së këtushme islame shqiptare.
Autoritetet e qytetit italian, Firenca kanë miratuar vendimin që në qytetin e tyre të ndërtohet “xhamia e madhe” sepse, siç njoftojnë mediat italiane, Xhamia Qendrore nuk mund të pranoj më shumë se 1.000 besimtarë.
Hapja e Qendrës Kulturore dhe Qytetërimit Turko-Amerikan (Qendra Fetare Amerikane) në Maryland të SHBA-ve është bërë nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, raporton Anadolu Agency
Shumë shpesh dëgjojmë se dikush ka mësuar Kur'anin përmendësh, dhe kjo gjithmonë na mahnit. Por, kur dëgjojmë se këtë e ka bërë një fëmijë, atëherë kjo na mahnit edhe më shumë.
Al-Azhar, institucion prestigjioz islam sunit në Egjipt, ka dënuar sulmet terroriste të martën në Bruksel, duke i vlerësuar si shkelje të mësimeve tolerante të Islamit.
Banka e parë islame ruse do të hapet këtë muaj në Kazan, kryeqyteti i Tataristanit, pjesë e Federatës Rusë, raporton Anadolu Agency.
Një treshe pilotesh femra kanë hyrë në histori, duke u shndërruar si ekuipazhi i parë i gjithi femëror i “Royal Brunei Airlines”.
Neslihan Kisa është emëruar gurvernatore në provincën Eskishehir të Turqisë, dhe kështu bëhet guvernatorja e parë me shami në vend.
Nga rritja e retorikës anti-muslimane në Shtetet e Bashkuara, rreth 20 femra të mbuluara muslimane, kanë filluar të ndjekin një kurs të arteve marciale në kuadër të vetëmbrojtjes dhe armiqve të tyre, raporton Reuters.
Egjiptian-amerikania Rana Abdelhamid, mjeshtre e karatesë në stilin Shotokan, ka pranuar se janë rritur kërkesat e femrave muslimane që të mësojnë si të vetëmbrohen, transmeton Telegrafi.
“Unë jam regjistruar për të mësuar se si të vetëmbrohem në rast sulmi për shkak se kohët e fundit në SHBA është rritur retorika anti-muslimane”, ka deklaruar një grua.
Anëtari i administratës së dy xhamive të shenjta të Mekës dhe Medinës, përmes fotografive, shpjegon hapësirën ku është varrosur Pejgamberi i Zotit, Muhamedi, alejhis-selam.